Gjithçka e hapur në grupet e Europa League, Chelsea e Eintracht sigurojnë kreun

Ka përfunduar java e 5-të e fazës së grupeve të Europa League, ku rezultatet befasuese nuk munguan.

Sevilla u mposht minimalisht 1-0 nga St. Liege, duke rrezikuar shumë pozitat në grupin J. Kjo pasi spanjollët dhe belgët pozicionohen në vendin e dytë me 9 pikë, kur ka mbetur edhe një takim nga fundi. Pra, gjithçka në këtë grup varet nga rezultati i ndeshjeve të javës së ardhshme, ku Sevilla pret kryesuesit e Krasnodar (12 pikë), ndërsa St. Liege do të luajë gjithçka përballë Akhisar Genclik Spor, me turqit që janë jashtë çdo objektivi.

Situatë e ndërlikuar dhe në grupin I,me Gent që kryeson me 8 pikë, ndjekur nga Besiktas me 7 dhe Malmo me 6. Mbyll grupin Sarpsborg me 5 pikë. Në takimet e ardhshme Genk pret Sarpsborg dhe Besiktas sfidon në shtëpi suedezët e Malmo.

Edhe grupi G ishtë i ekulibruar, me Villareal e Rapid Vienna që numërojnë 7 pikë, ndjekur nga Rangers e Spartak, me 6 dhe 5 pikë. Fitore me poker arriti dhe Chelsea që kaloi lehtësisht PAOK-un.

Në përballjet tjera Eintracht Frankfurt shkatërroi me rezultatin 4-0 Marseille, për të siguruar vendin e parë në grupin H. Në takimin tjetër të këtij grupi Lazio u mposht 2-0 nga Apollon, por nuk vendos asgjë në diskutim, pasi gjermanët dhe italianët e kanë prerë biletën për në raundin tjetër.

Në takimet tjera u regjistruan këto rezultate:

EMISIONET