Këngëtarja me famë botërore, Fergie u gjykua dhe u komentua rëndë për mënyrën si performoi himnin të dielën në lojën e basketbollin NBA.

Pas komenteve, ajo ka gjetur momentin për të kërkuar falje, duke thënë në një intervistë për TMZ: “Gjithmonë kam qenë e nderuar dhe krenare që të performoj himnin kombëtar dhe mbrëmjen e kaluar doja të provoja dicka ndryshe për NBA. 

Artistikisht jam një guximtare, por duket qartë që këtë herë nuk arrita tonin e duhur.

E dua vendin tim dhe sinqerisht provova më të mirën.”

Në rrjetet sociale pati reagime të ndryshme edhe për mënyrën si basketbollistët u shokuan nga performanca e saj. Kjo nuk ishte hera e parë që Fergie këndonte himnin, por duket se nuk ka qenë nata e saj me fat.

/Ora News.tv/