Gjirokastra me numrin më të ulët të lindjeve

Gjirokastra me numrin më të ulët të lindjeve

Shqiptarët po preferojnë të kenë gjithomnë e më pak fëmijë.

Të dhënat demografike të INSAT tregojnë se lindshëmria  në vend vijon të ulet ndjeshëm.

Sipas të dhënave për tremujorin e dytë të këtij viti lindjet janë ulur me 25.3% ose 1.891 lindje më pak për  periudhën prill-qershor të këtij viti u regjistruan krahasuar me të njëjtën  periudhë të vitit të kaluar.

Ndërkohë shtesa natyrore e popullsisë për tremujorin e dytë 2018, pasqyron një rënie me 69,9 %, në krahasim me tremujorin e dytë 2017.

Disa nga arsyet e uljes së lindshëmërisë janë mundësitë ekonomike të familjeve të reja,planifikimi familjar por edhe emigracioni.

Ekspertët sygjerojnë që të ndërmeren politika të menjëhershme për të stimuluar lindjet e fëmijve pasi me këto ritme shumë shpejt popullsia e Shqipërisë do të shkojë drejt plakjes.

Në bazë të qarqeve Gjirokastra është qyteti që ka pasur numrin më të ulët të lindjeve ku shënuan vetëm 87 lindje në tre muaj.Ndërsa  në katër qarqe të vendit shtesa natyrore ishte negative edhe këtë tremujor.

Në Vlorë, Korçë, Fier dhe Berat numri i vdekjeve e tejkaloi atë lindjeve.

Numri më i madh i lindjeve regjistrohet në qarkun e Tiranës me 1.851 lindje por edhe në kryeqytet nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë janë lindur më pak fëmijë.

Aktualisht mosha mesatare e shqiptarëve është 35 vjeç, ndërsa pritshmëritë sipas të dhënave të INSTAT janë që në 2031 mosha e popullsisë të shkoj 42 vjeç.

Lindjet sipas qarqeve

Janar-Mars           Prill-Qershor

Vlorë   333                221

Berat  334                 212

Gjirokastër 112         87

Lezhë     368             255

Kukës  279                196

Korçë  503                339

Fier        730              507

Durrës 763                626

Tiranë 2.379              1.851

EMISIONET