Gjirokastër, studentët e interesuar për programe 2 vjeçare profesionale

Gjirokastër, studentët e interesuar për programe  2

Programet 2 vjeçare profesionale janë shpresa e Universitetit Eqerem Çabej në Gjirokastër për të tërhequr studentë për vitin e ri akademik. Vendosja e notës mesatare 7 për degët e mësuesit ka ulur ndjeshëm numrin aplikimet për këto programe, prioritare për universitetin e Gjirokastrës! 1219 studentë janë regjistruar në të gjitha programet në fazën e parë.

Gjirokaster- Vendosja e notës mesatare 7 si kriter për pranimet në degët e mësuesisë ka ulur ndjeshëm numrin e aplikimeve për këto programe në Universitetin “Eqerem Çabej” të Gjirokastrës.

Jani Dine: "Për degët e mësuesisë kemi rënie të theksuar. Shkak ndoshta ndikoi dhe mesatarja 7 për këtë kategroi studentësh. Megjithatë kemi tre raunde"

Zëvendës rektori i Jani Dine thotë se në fazat e para të regjistrimit interesi më i lartë i studentëve vihet re në degët e ekonomikut, infermierisë dhe Teknologjisë së Informacionit.

Jani Dine: "Për degët Ekonomik, Infermieri dhe mami numri i aplikantëve është ruajtur"

1219 studentë janë regjistruar pranë Universitetit të Gjirokastrës në fazën e parë, ku interes kanë zgjuar edhe 5 programet 2 vjeçare të arsimit profesional.

Nga vit në vit, Universiteti i Gjirokastrës ka shënuar rënie drastike të numrit të studentëve duke bërë që disa programe studimi të rrezikojnë të mbyllen. 

EMISIONET