Pas shqetësimit të ngritur nga banorët e fshatit Tërbuq në Gjirokastër, ky shkëmb (në foto) që ndodhet vetëm 100 metra mbi banesën e fundit të fshatit do të shembet.

15 banesa ne fshatin Terbuq te Njesise administrative Odrije e Gjirokaster jane te rrezikuara nga nje shkemb i cili ne te gjithe gjatesine e tij mbi kodren e fshatit ka pesuar shkarje masive.

Banoret jane alarmuar kur kane konstatuar rreshkitjen e tokes teksa kane njoftuar menjehere bashkine e Gjirokastres.

Kryetarja e bashkise Zamira Rami ishte sot ne Terbuq ku garantoi banoret se shume shpejt do te nderhyhet per te shkaterruar shkembin.

Gjithashtu eshte kerkuar nga ana e Prefektures ndihma e specialisteve te Sherbimit Gjeologjik, te cilet sipas prefektit Astrit Aliaj do te vijne sot per te pare nga afer rrezikshmerin ne kete zone.

Mbremjen e djeshme, banoret e rrezikuar jane strehuar tek bashkëfshataret e tjere ndersa zona u inspektua edhe nga prefekti i qarkut dhe specialiste te Emergjencave Civile.

Ne Tërbuq numerohen zot rreth 60 banore.

/Ora News.tv/