Gjirokastër, 5 fshatra të izoluar nga reshjet, përrenjtë kërcënojnë lagjet e qytetit

Gjirokastër, 5 fshatra të izoluar nga reshjet, përrenjtë

Reshje intensive kanë rinisur në Qarkun e Gjirokastrës e për pasojë, përroi i Gjorkanes përballë Varrezave të Dëshmorëve ka dalë nga shtrati duke e bërë të pamundur kalimin e mjeteve.

Korrespondentja e Ora News në Gjirokastër Entiola Bundo informon rreth orës 22:30 minuta se edhe Ura e Viroit është prej mbrëmjes së djeshme nën pushtetin e ujit dhe kalimi i mjeteve të vogla për të ardhur në Gjirokastër dhe anasjelltas është i bllokuar plotësisht.

Edhe pse u përmirësua për disa orë, serish rrethrrotullimi i lagjes 18 shtatori është nën ujë. Nga ana tjetër, 5 fshatra në Gjirokastrës janë të izoluar, si Fushebardhë, Kardhiq, Golem, Prongji e Picar.

Bashkia e Gjirokastrës po mban nën vëzhgim përroin e Cullës, i cili është ndër më problematiket pasi vërshimi i masivëve të gurëve ka bllokuar banorët e lagjes “Gerhot”. Forca te shumta te policise bashkiake dhe komandanti Gramoz Llapi janë në këto momente në përroin e Cullës dhe nuk do te largohen prej aty.



EMISIONET