Gjipali, Tusha e Xhema ribashkohen në skenë pas 15 vitesh

Gjipali, Tusha e Xhema ribashkohen në skenë pas 15 vitesh

Tre tenorët e famshëm shqiptarë Josif Gjipali, Katriot Tusha dhe Adrian Xhema ribashkohën sonte në skenë 15 vjet pas koncertit të parë. Koncerti që nis në orën 19:00 është konceptuar një festë plot të ftuar e surpriza.

Kjo është skena që do ribashkojë "Tre Tenorët" e famshëm shqiptarë Josif Gjipali, Katriot Tusha dhe Adrian Xhema.

Orkestra bën provën e fundit dhe duket se në Pallatin e Kongreseve gjithçka është gati për koncertin e orës 19:00.

Kastriot Tusha nuk i fsheh emocionet për ritakimin në skenë me dy kolegët që 15 vjet me parë hodhën themelet e një tradite të bukur.

Tusha: Është një emocion sepse ky nuk është koncert që është i imponuar, por ne i jemi bashkuar shpirtërisht duke futur në mes edhe atë të cilin e bën të mundur dhe që e ruan me shumë fanatizëm, zotin Edmond Tullumani.Dramaciteti i Adrianit, lirika dhe kantoja e bukur i Josif Gjipalit, gjithashtu dhe ëmbëlsia ime, gërshetojmë dhe harmonizojmë një gjë të bukur dhe bëjmë një mbrëmje të mrekullueshme.

Koncerti është konceptuar i gjithi si një festë me plot supriza.

Tusha: Si gjithmonë qershiza mbi tortë është sopranoja permanent, Ramona Tullumani. Surprizën tjetër besoj se do të ketë elementë, artistë nga salla që edhe mund të çohet të na bëjë ndonjë surprizë dikush.

Tre Tenorët dhe miqtë e special ju presin në orën 19:00 në Pallatin e Kongreseve.

 

EMISIONET