Gjin Gjoni flet për Ora News: Ministrja shpif. Jam gati për veting

Gjin Gjoni flet për Ora News: Ministrja shpif. Jam gati për veting

Ndërsa Ministrja e Drejtësisë i kërkon KLD-së të zhbëjë vendimin ose ndryshe paralajmëron padi në gjykatë, gjyqtari Gjin Gjoni në një reagim për Ora News hedh poshtë pretendimet. Ai thotë se mbledhja e është zhvilluar në korrnizë të ligjit, ndërsa shton se ministrja nuk është e informuar pasi ka munguar në mbledhje.

"Mbledhja është zhvilluar brenda kornizës ligjore. Ministrja të mos mungojë në mbledhje dhe në këtë mënyrë do të ketë informacion të plotë. Këshilli i Lartë i Drejtësisë  është në varësi të presidentit jo nga ministrja. Përshëndes paketën antishpifje. Por është ministrja që në këtë rast duhet të shkoj për shpifje. Procedura të kësaj natyre nuk janë të parat. Dua të shtoj se vettingu nuk ndërpritet. Në çdo rast që do të më kërkojnë jam gati të paraqitem"

Gjytari Gjoni, hedh poshtë edhe pretendimin se ai ka votuar për veten e tij madje dhe për çështjet e tjera

Gjyqtari, njëkohësisht anëtar i KLD-së, ka marrë një leje prindërore dy vjeçare prej KLD pas lindjes së vajzës me justifikimin se i duhet të udhëtojë drejt Gjermanisë ku ka dhe familjen.  Por vendimi është konsideruar i qëllimshëm prej ministres së Drejtësisë Etilda Gjoni e cila u shpreh se po tentohet që ai ti shmanget vettingut.  Por për Ora News gjyqtari shprehet se është gati të paraqitet në çdo kohë nëse kërkohet për vetingun.

EMISIONET