Gjimnazistët e Peshkopisë bojkot mësimit për 7 mars, kundër transferimit të mësueses

Gjimnazistët e Peshkopisë bojkot mësimit për 7 mars,

Festa e Mësuesit i gjeti në protestë maturantët e gjimnazit “Said Najdeni” në Peshkopi. Prej dy ditësh ata protestojnë kundër transferimit në fshat të mËsueses së anglishtes. Të enjten protesta u shoqërua edhe me tensione, kur rojet e shkollës ndërhynë për të hequr pankaratat e nxënësve që nga ana tjetër folën për kërcënime me vendet e punës së prindërve.

Kjo është ndërhyrja e rojeve të gjimnazit “Said Najdeni” në Peshkopi për të ndaluar protestën e nxënësve kundër transferimit të mësueses së anglishtes në një shkollë fshati (shikoni videon).

Rojet hoqën pankartat ku shkruhej "Gëzuar 7 Marsin" dhe disa postera të vendosur nga nxënësit në pemët para shkollë.

Protesta e maturantëve ishte në ditën e saj të dytë, por të enjten ata ishin më të paktë, pasi thonë se një pjesë janë kërcënuar për tu kthyer në mësim.

"Pas shumë kërcënimeve me telefonata për heqjen e prindërve nga puna apo kërcënimeve nga më të ndryshmet. Por ne nuk do të ndalemi".

Nxënësi e konsideruan vendim të padrejtë nga Drejtoria e Arsimit, 3 muaj para përfundimit të vitit shkollor, ndërsa mësuesja Fatbardha Miftari që ishte mes tyre tha se do të kërkojë drejtësi.

Fatbardha Miftari: Ju do ta ndryshoni këtë vend që shkelet ligji me dy këmbë. Unë jam ajo që nuk kam frikë të flas për të drejtën dhe e drejta ime do të mbizotërojë mbi lotët e këtyre studentëve.

Në urdhrin e transferimit të Drejtorisë Arsimore Dibër  thuhet se lëvizja ishte  bërë për të rritur cilësinë e mësimdhënies në shkollën e fshatit Mustafë, disa orë larg Peshkopisë, për shkak se mësuesja e anglishtes atje ishte pa arsim përkatës.





EMISIONET