Gjimnazi "Havzi Nela" prej sot mban dhe bustin e poetit martir të demokracisë

Gjimnazi i Kukësit që mban emrin "Havzi Nela", prej sot në oborrin e tij do të ketë dhe bustin e poetit, një vepër e skulptorit kuksian Ilmi Hoxha.

Në ceremoninë e organizuar nga Bashkia e Kukësit ku merrnin pjesë deputetë demokratë, prefekti i qarkut, familjarë dhe qytetarë të shumtë, kryebashkiaku Bashkim Shehu tha se falë guximit dhe sakrificës së tij sublime, Kukësi është në hartën e botës si qytet i poetit të varur në emër të lirisë.

Shehu: Përditë e më shumë Havzi Nela do të bëhet krenari për njerëzit që jetojnë në këtë qytet, për gjimnazistët që do te dalin nga gjimnazi i Kukësit që mban emrin e tij. Falë tij, falë sakrificës së tij sublime, fale guximit e krenarise se tij, Kukësi është në harten e botës si qytet i poetit të varur. Bota ka qytete poetesh të pushkatuar, të vdekur burgjeve, të masakruar, por Kukësi është qytet i poetit të varur Havzi Nela. Kukësi tashme perveçse qytet i qëndresës se madhe të 1912, perveçse qytet i mikëpritjes se madhe dhe kandidat për Nobel në 1999, eshte edhe qytet i poetit të varur në litar në emër të lirisë, të fjalës së lirë”.

Havzi Nela u burgos në vitin 1987 dhe më 10 gusht të vitit 1988 u var në qendër të qytetit të Kukësit ne muajt e fundit para se regjimi te shembej pas denimit me vdekje nga një trupë gjykatesish komuniste.

Persekutimi i tij nisi ne vitin 1967 kur si një mesues i ri dhe poet i talentuar, kundershtoi kolektivizimin, ndalimin e besimit fetar dhe nderrimin e veshjeve për grate e fshatit.

Havzi Nelës i eshte akorduar titulli “Martir i Demokracise” dhe “Nderi i Kombit”.

Duke filluar nga 10 gushti 2018, do te jete e rindertuar shtepia e Havzi Nelës në Kollovoz dhe do të bëhet shtëpi Muze e vizitueshme nga cilido.


EMISIONET