Avokatja Brizida Gjikondi e ftuar në emisionin “Arena” në RTV Ora u shpreh se Presidenti i Republikës, Ilir Meta me aktin e fundit për zhdekretimin e datës së zgjedhjeve ka treguar se ai e ka hallin e biznesit të tij, që është LSI.

Gjikondi: Pas tre muajsh bojkot, pse ju çuat anëtarët e juaj në KZAZ për të qenë pjesëmarrës në zgjedhje? Ju thatë që e duam anëtarësinë për të dokumentuar shkeljet e KZAZ në zgjedhje, ndërkohë që ju s’keni bërë ndonjëherë kërkesë që të shtyhen zgjedhjet, Presidenti, si një president politik, që e sheh që LSI është në tragjedi dhe e ka halli ne biznesit të vetë, shkon bën këtë veprim anti-kombëtar që e shton krizën.


/Ora News.tv/