Ministrin i Energjisë, Damian Gjiknuri, është në në të njëjtën linjë me KESH, duke deklaruar se përmbytja e zonës së Nën-Shkodrës nuk është pasojë e shkarkimeve nga HEC-et.

Gjiknuri: Ato pak përmbytje që kanë ndodhur nuk kanë ndodhur për shkak të shkarkimit të ujërave nga kaskada. Më shumë janë përmbytje natyrore në ato fshatra që ka ndodhur, por nëse do të ketë shkarkime të mëtejshme, edhe nëse do të ketë përmbytje, impakti do të jetë jashtëzakonisht i vogël. Por mos harrojmë që ka një rregullore që menaxhon kaskadën, ka një mirëadministrim që do të thotë prurje natyrale është dyfish i asaj që po shkarkohet  sot, këtë duhet të kuptojmë. Pra, natyra sjell 2500 metër këta shkarkojnë jo më shumë se 1450 m, do të thotë që pjesa tjetër po rezervohet dhe po menaxhohet mes baseneve brenda kaskadës.

Gjiknuri tha se nuk ka qenë dakord as me faturën e përmbytjeve të shkuara që iu ngarkua Korporatës.

Gjiknuri: Dëmshpërblimi në përgjithësi është kryer. Megjithëse në atë kohë ju ngarkua KESH-it, për mendimin tim dhe nga informacionet që kam, ju ngarkua një përgjegjësi që nuk e ka pasur. Megjithatë dëmshpërblimi përgjithësisht është kryer. Së dyti, mjafton t’ju them faktin që po shkarkohet më pak sesa ka prurje, HEC-et ndihmojnë në përballimin e përmbytjeve

Deklaratat Gjiknuri i bëri ndërsa inspektoi HEC-in e Vaut të Dejës.

Gjiknuri: Në varësi të motit, realisht paralajmërimi është që do të kemi reshje të mëtejshme, dhe një pjesë e madhe e borës ju e dini që është shkrirë dhe potencialisht prurjet do të jenë të mëdha. Fierza sot ka shumë mundësi që në darkë të shkojë në kuotën e 295 metrave dhe maksimumi që mund të shkohet me rregullore është 296 metër për sezonin që flasim. Nëse do të kemi prurje të mëdha, jemi të detyruar të shkarkojmë më shumë.  Por jam i bindur që nga këto të dhëna që duken që nuk do të jemi në ato përmasa të shkarkimeve të vitit 2010, sepse ai mbahet si një skenar, që deri diku mund të quhet një skenar i keq. 

/Ora News.tv/