Gjiknuri në Lezhë: Investimet përmirësuan furnizimin me energji

Gjiknuri në Lezhë: Investimet përmirësuan furnizimin me

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri teksa u njoh me investimet e reja në nënstacionin elektrik të Lezhës premtoi të tjera ndërhyrje me qëllim përmirësimin e shërbimeve gjatë sezonit të ardhshëm turistik. Gjiknuri tha se një tjetër investim i parashikuar për këtë zonë është rikonstruksioni i linjave dalëse nga nënstacioni Lezhe duke e rritur cilësinë e furnzimit me energji për rreth 5 mijë banorë.

“Ky nënstacion vazhdimisht përmbytej por me ndërhyrjet e bëra vitet e fundit dhe me investimet u bë e mundur që këto probleme të eleminohen. Nga ana tjetër, në qytetin e Lezhës dhe Bashkinë në tërësi kanë vazhduar investime të tjera në rrjetin elektroenergjetik. Në tërësi janë rreth 5 milion dollarë të investuara në këtë drejtim”, u shpreh Gjiknuri.

Duke u ndaluar tek sektori energjitik në përgjithësi, Gjiknuri tha se 2018 do të jetë viti i thellimit të  reformës.

 “Vet kompania do ti nënshtrohet një ristrukturimi me ndarje të mëtejshme brenda saj. Kemi një vit ku fillon të japë frytet plani i rimëkëmbjes përfshirë dhe shlyerja e shumë borxheve dhe gropave të vjetra financiare të krijuara në sektor gjatë viteve të krizës. Mjafton fakti që energjia elektrike nuk është më në vëmendje të krizave siç ka qenë deri në vitin 2013. Ky është tregues se çfarë hapash gjigand janë  bërë në këtë sektor krahasuar me ku e nisëm dhe atë ku jemi tani. Kuptohet ka ende shumë punë për të bërë. Investimet nuk do të mungojnë por duhet një menaxhim edhe më i mirë nga personeli këtu sidomos për të luftuar ilegalitetin”, insistoi Gjiknuri.

Këto ditë në Lezhë kanë zbarkuar të gjithë ministrat e kabinetit pasi të premten u organizua mbledhja e radhës e qeverisë në këtë qarku në kuadër të vitit të Skënderbeut.

EMISIONET