Gjiknuri kërkon ndihmën e donatorëve për reformën e ujit

Gjiknuri kërkon ndihmën e donatorëve për reformën e

Pas nisjes së fazës së parë të reformës së ujit në zyrat e Ujësjellësave është shënuar një fluks për të formalizuar lidhjet e paligjshme. Deklarata u bë nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri, gjatë një takim me donatorët.

Ai theksoi edhe një herë objektivin e qeverisë për këtë reformë.

Damian Gjiknuri: Faza e parë 90 ditore përfundon në 1 shkurt 2018. Gjatë kësaj kohe, më lejoni ti bëj thirrje qytetarëve të bëjnë vetëdeklarimin e lidhjeve të paligjshme. Objektiv kryesor është që brenda vitit 2018 çdo konsumator  të pajiset me një kontratë, të paguajë rregullisht detyrimet.

Gjiknuri tha se sfidë mbetet ulja e nivelit të humbjeve në rrjet, ndërsa nënvizoi se familjet në nevojë do të subvencionohen.

Damian Gjiknuri:"Është marrë angazhimi të subvencionohet minimumi i nevojshëm për këto shtresa, duke mundësuar ofrimin e një shërbimi jetik për qytetarët dhe duke hequr çdo justifikim nga kryetarët e bashkive apo drejtuesit e Ujësjellësave që nxjerrin si shkak mundësinë e ulët ekonomike të qytetarëve."

Në takimin me donatorët Gjiknuri kërkoi mbështetjen e tyre nga pikëpamja teknike asistencë për legjislacionin  ri për Ujësjellës kanalizimet dhe ndihmë në aspektin menaxherial për sistemin e ndërmarrjeve.  

EMISIONET