Gjergj Gjika, kryetar i dhomës së Fasonistëve i ftuar në "Ekopolitikë" nga Aurora Sulçe në Ora News, thotë se biznesi është i vetmi që mban lekët në Shqipëri dhe shumë prej tyre kanë pasur oferta për në vendet e rajonit.

Gjika: Politikat e qeverisjes lënë shumë për të dëshiruar për sa i përket hapjes së vendeve të punës dhe vizionit. Është e vërtetë që 60 mijë futen në ekonomi, por edhe të mos kishte qeveri do të ndodhte. Biznesi shqiptar është pjesa më patriotike sepse ka investuar lekët.

Politikanët nuk i kanë lekët këtu, biznesmenët i kanë të gjithë lekët në Shqipëri. Ata vazhdojnë të rrinë këtu megjithëse kanë oferta joshëse. Ke Maqedoninë, Turqinë.

/Ora News.tv/