Bayern Munich joshet nga ideja për të nënshkruar në merkaton e verës me yllin gjerman Leroy Sane. 23-vjecari është pjesë e kombëtares gjermane dhe ka lulëzuar në Premier League me fanellën e Manchester City-t, ndërsa të dielën festoi titullin e dytë radhazi në Angli.

Bayern do të ketë më shumë nxitje për ta afruar yllin gjerman dhe interesi mund të jetë i ndërsjellë. Sipas "Daily Record" bavarezëve i është dhënë leja që të flasin me përfaqësuesit e Sane me qëllim të pajtimit të kushteve kontraktuale.

Gjigandët e Gjermanisë e lejuan Sane të largohej në vitin 2016, kur ai vendosi të bashkohej me Manchester City nga Schalke. Por tani 23-vjecari nuk po kalon një moment të mirë tek "Qytetarët", ndërsa është raportuar se ka një krijse me trajnerin, Pep Guardiola.

Ai ishte në stol kundër Brighton të dielën dhe tregoi zhgënjimin e tij në fund të lojës, pasi Pep nuk e aktivizoi. Edhe pse ka dy vjet të mbetura në kontratë, City,  kërkon të tregohet i kujdesshëm dhe dëshiron t'i ofroj një marrëveshje të re.

Gjithsesi, Bayern do të duhet pa dyshim të paguajë një tarifë të madhe për të afruar Sanen. Por ata thjesht mund ta bëjnë këtë për Sanen sepse ai është i ri, është gjerman, është një futbollist i konfirmuar dhe është titullar në formacionin e Gjermanisë. Kaq mjafton për bavarezët.

Sane u kushtoi qytetarëve 37 millionë stërlina dhe ata do të duan një fitim të konsiderueshëm për 23-vjeçarin nëse ai vendos të largohet. Me paratë që do të grumbullojnë nga gjermani, City do t'i shpenzoj për një mesfushor qendre.

Rodri i Atletico Madridit është një opsion ndërsa gjithashtu kanë shfaqur interes edhe për Wan Bissaka të Crystal Palace, një objektiv kryesor për rivalët e qytetit, Manchester United. Ende vetëm 23 vjeç, Sane ka hedhur poshtë disa oferta për të vazhduar kontratën me City-n, e cili skadon në fund të sezonit 2020-2021.  

/Ora News.tv/