Gjiganti europian prish planet e Juventusit, ofertë zyrtare për Milinkovic-Savic

Gjiganti europian prish planet e Juventusit, ofertë zyrtare për

Paris Saint Germain nuk heq dorë nga Sergej Milinkovic Savic.

Serbi është një prej futbollistëve më të preferuar të kampionëve të Ligue 1, dëshirë e shtuar kjo edhe për shkak të firmës me drejtorin sportiv të PSG-së, Leonardo.

Braziliani e kërkonte edhe te Milani serbin, ndërkohë që tashmë ka dërguar edhe ofertën e parë në drejtim të tij. Rreth 45 milionë euro plus 10 milionë euro bonuse për Lazion, që gjithsesi nuk pritet të heq dorë nga mesfushori për më pak se 100 milionë euro.

Nëse Milinkovic do të merrte avionin drejt Francës, PSG do të nxirrte duarthatë Juventusin, i cili nga ana e saj është futur fuqishëm në garë për Paul Pogba.

EMISIONET