Gjiganti europian fiksohet me shqiptarët, shënjestron sulmuesin e talentuar

Gjiganti europian fiksohet me shqiptarët, shënjestron sulmuesin e

Kolonia shqiptare në kampionatin zvicerian të futbollit pritet të rritet.

Është Baseli që kërkon që organikës së saj t'i shtojë edhe një lojtar me gjak shqiptar, lëvizje që do e dërgonte në 4 numrin e tyre në skuadrën aktuale. Bëhet fjalë për Florian Kamberin, sulmuesin që po mahnit me paraqitjet e tij te Hibernian.

Sipas asaj që shkruan "Edinburgh News", gjiganti zvicerian ka dërguar skaut për të parë nga afër 24 vjeçarin me origjinë shqiptare, që në të kaluarën ka veshur fanellën e kombëtares Helvete.

Skautët e Basel ishin të pranishëm për të parë Kamberin në ndeshjen e fundjavës së kaluar kundër Rangers. Në atë takim, Kamberi erdhi nga stoli, por nuk arriti që të bëj asgjë, pasi skuadra e tij u mposht me shifrat, 6-1.

EMISIONET