Gjigandi turk shfaq interes për mbrojtësin e kombëtares shqiptare

Gjigandi turk shfaq interes për mbrojtësin e kombëtares shqiptare

Futbollisti i kombëtares shqiptare, Berat Djimsiti duket se i ka ditën e numëruar në Seria A.

Mbrojtësi i Atalantës po negocion për një transferim të mundshëm drejt Turqisë. Është pikërisht klubi i Besiktas që kërkon shërbimet e 25 vjeçarit kuqezi. Por Besiktas për momentin ka një kërkesë për mbrojtësin, pasi në zemër të mbrojtjes ka mungesa dhe hapësira. E gjitha kjo e është shkaktuar nga largimi i portugezit, Pepe, i cili hodhi të zezën mbi të bardhë te Porto.

Sipas "BeinSport" presidenti i bardhezinjve i ka bërë një premtim tifozëve, ku synon sigurimin e një mbrojtësi të fortë në prapavijë. Futbollisti i kombëtares ka edhe një eksperiencë për sa i përket ndeshjeve ndërkombëtare dhe gjithashtu edhe aktivizimet në një kampionat si Seria A.

Turqit duket se kanë bërë zgjedhjen e duhur me mbrojtësin shqiptar por marrëveshjet midis dy palëve janë ato që do përcaktojnë gjithçka.

EMISIONET