Gjesti prekës që ktheu besimin te njerëzimi

Një vejushë e lidhur pas një karrigeje me rrota la një trëndafil të kuq  pranë liqenit ku hiri i burrit të saj ishte shpërndarë së bashku me një shënim, ku i kërkonte personit që do ta gjente të hidhte për të trendafilin në liqen në shenjë përkujtimi për të shoqin e saj të ndjerë.

Gruaja e paidentifikuar e la mesazhin e saj të shkruar në një copë letër që mbështillte trëndafilin pranë liqenit Powell's Pool në Sutton Coldfield, Birmingham, ku shpjegonte se për shkak se ajo ishte në karrocë, nuk mund të kalonte portën dhe aq më pak të mund të futej në ujë, për të hedhur trëndafilin për burrin e saj të ndjerë.

Ian Bousfield, anëtar i klubit të konotazhit Bishop Vesey's Grammar School Roëing, i cili stërvitet në ujë, e gjeti shënimin dhe menjëherë e plotësoi kërkesën e saj, duke postuar një foto të lules në ujë në Twitter, me mesazhin: "Kushdo që jeni, dua t'ju siguroj se trëndafili juaj është në mes të liqenit".

Postimi është ndarë në të gjithë botën nga përdoruesit e Twitter-it, deri në SHBA dhe Australinë e largët, duke komentuar se gjesti u kishte 'rivendosur besimin e tyre tek njerëzimi'.

EMISIONET