Rihapet debati për planin e ndihmës për Greqinë. Për kancelaren gjermane Angela Merkel dhe qeverinë gjermane, vlen mareveshja në fuqi arritur nga Athina me BE, FMN dhe Banken Qendrore Europiane, pohon zëdhënësi i Merkel, Steffen Seibert, në një konfernce për shtyp të dhënë menjëherë pasi lajmit, sipas së cilit Greqia ka si qëllim të kërkojë shtyrje dy vjecare, deri ne 2016 për të përmbushur programin e saj të fundit me masa ekonomike shtrenguese. Sipas Seibert, asnjë vendim smund te meret deri sa Trojka nuk do të ketë konkluduar në shtator, provimin për situatën e reformave në Athinë. Një ditë më parë, me ekonominë e cila rrezikon shumë, Greqia vendosi t`i kërkojë fqinjëve të saj europianë një shtyrje dy vjeçare për të realizuar reformat. Kryeministri i ri grek Antonis Samaras ka në plan të shkojë në Paris dhe Berlin javën e ardhshme për t`u takuar me presidentin francez Francois Hollande dhe kancelaren gjermane Angela Merkel për të argumentuar vonesën në shkurtimin e shpenzimeve për të cilat ishte rënë dakort më pare.Berlini tha sot se do të dëgjojë kërkesën e udhëheqësit grek, por mbetet e vendosur për të zbatuar marrëveshjen. Greqia, tani në vitin e pestë të recesionit dhe me një nivel papunësie prej 23 përqindësh, i është afruar disa here falimentimit. Por ajo po përpiqet të shkurtojë 14 miliardë dollarë shpenzime të kërkuara nga kreditorët ndërkombëtarë dhe përballet me pagesat e huave muajin e ardhshëm. Kreditorët kanë kërkuar masa shtrënguese ekonomike në këmbim të lëvrimit të më shumë fondeve për Greqinë gjatë dy viteve të ardhshme.

/Ora News.tv/