Gjermania, 100 mln euro kredi Shqipërisë për energjinë, ekonominë dhe ujin

Gjermania, 100 mln euro kredi Shqipërisë për energjinë,

Banka Gjermane për Rindërtim do ti ofrojë Ministrisë së Financave prej 100 milion euro në dy vitet e ardhshme.

Fondi do të përdoret në projektet për energji dhe furnizimin me ujë të popullësisë si dhe për menaxhimin e mbetjeve dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik.

Gjithashtu kredia do të shfrytëzohet dhe për parandalimin e përmbytjeve dhe për pastrimin e plazheve.

Dirk Schattschneider: Shqipërisë do ti jepet një kredi në vlerën e 100 milion eurove përmes të cilës do të reformohet rrënjësisht sektori i energjisë, sikurse do të përmirësohet furnizimi me ujë për popullësinë.Do ta vendosim në dispozicion të bujqve për ti bërë ata më konkurues në treg.Do ju mundësojmë të rinjve formim profesional dhe të papunëve kualifikime të ndryshme.Sipërmarrësit do të marrin trajnime për çeljen e sipërmarrjeve të tyre të reja në zona turistike.

Fondi i ofruar nga banka gjermane do të jetë dhe një burim financimi për projektet në luftimin e krimeve të rënda.

Kredia e Bankës gjermane për Rindërtim dhe Zhvillim synon të mbështesë Shqipërinë në plotësimin e kushteve të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

EMISIONET