Shërbimi doganor i Gjermanisë ka sekuestruar 4,5 tonë kokainë të gjetur në një kontenier në Hamburg.

Kontenieri po udhëtonte drejt Holandës, nga Uruguaji dhe ishte i mbushur me ‘sojë’.

Por agjentët e doganave gjermane në qytetin portual të Hamburgut, gjatë kontrollit në kontenier zbuluan sasi të bollshme kokaine.

Droga ishte e futur në 4,200 pako të fshehura në më shumë se 200 qese të zeza.

Shërbimi doganor i Gjermanisë tha se vlera e ngarkesës është 1 miliard euro (1.1 miliardë dollarë).

"Kjo sasi e madhe paraqet konfiskimin më të madh të kokainës në Gjermani," konfirmuan autoritetet Gjermane.

Ky konfiskim tejkalon rekordin e mëparshëm një konfiskim prej 3.8 tonësh, po në Hamburg, në vitin 2017.

/Ora News.tv/