Gjermani, pritet ashpërsimi i masave për azilkërkuesit

Gjermani, pritet ashpërsimi i masave për azilkërkuesit

Ministri i ri i Brendshëm i Gjermanisë Horst Seehofer do të ndërmarrë masa për të përshpejtuar procedurat për azilin dhe dëbimin e refugjatëve. Sipas tij, Gjermania do të mbetet një vend i hapur, por siguria e qytetarëve është prioritet për shtetin. Ndërkohë, Partia Social-Demokrate kërkon një politikë të re për refugjatët.

Gjermania do të hartojë një plan për procedura më të shpejta për azilin dhe dëbimet. Kështu është shprehur kreu i Unionit Kristian-Socialist Horst Seehofer, i caktuar të shërbejë si Ministër i Brendshëm në qeverinë e re të Angela Merkel, në një intervistë për gazetën “Bild am Sonntag”.

Horst Seehofer: Numri i riatdhesimeve duhet të rritet ndjeshëm dhe ne duhet të jemi më të ashpër sidomos kundrejt kriminelëve dhe personave të rrezikshëm në radhët e azilkërkuesve. Toleranca ndaj shkelësve të ligjit do të jetë zero. Duam të mbetemi një vend kozmopolit dhe liberal, por kur bëhet fjalë për mbrojtjen e qytetarëve, na duhet një shtet i fortë. Unë do të kujdesem për këtë.

Në anën tjetër, zv/kryetarja e Partisë Social-Demokrate Manuela Schwesig, i kërkoi partisë së saj të diskutojë hapur për mungesat në integrimin e refugjatëve.

“Ne të gjithë duhet të pranojmë se duhet ta zhvillojmë debatin mbi kufinjtë realë të integrimit në mënyrë më të sinqertë, pa e shtruar për diskutim pranimin e refugjatëve,” u shpreh zv/kryetarja për gazetën “Welt am Sonntag”.

EMISIONET