Të paktën 6 persona janë plagosur në një qytet në Gjermaninë veriore pasi një njeri përplasi makinën e tij në drejtim të një grupi kalimtarësh. 

Incidenti ndodhi në qytetin port të Cuxhaven, në perëndim të Hamburgut. 

Katër persona janë në gjendje të rëndë, ndërsa dy të tjerë janë lënduar në një mënyrë sipërfaqësore.

Policia beson se njeriu ka gjasa të ketë qenë nën ndikimin e lëndëve narkotike. Policia ka zbuluar se shoferi, një djalë 29 vjeçar u dërgua në rajon për t’u marrë në pyetje, duke shtuar se shtuar motivet mbeten ende të paqarta.

Hipoteza e ndonjë sulmin terrorist mbetet e përjashtuar.



/Ora News.tv/