Gjermanët po vijnë, Schulz bën thirrje për formimin e “Shteteve të Bashkuara të Evropës”

Gjermanët po vijnë, Schulz bën thirrje për formimin e

Pas një mungese të gjatë dhe të dukshme, Europa është  rishfaqur javët e fundit në krye të axhendës politike të Gjermanisë, duke ripërtëritur shpresat në disa tremujorë (dhe frikën e frikës në të tjerë) se kontinenti është gati të marrë një hap të madh drejt  një integrimi edhe më të ngushtë.

“Ne duam Shtetet e Bashkuara të Europës” tha Kreu i Social-Demokratëve të Gjermanisë, Martin Schulz, në kongresin e partisë së tij në Berlin të enjten e 7 dhjetorit 2017

”Le të kemi kurajon të cojmë Europën përpara,” tha ish-president i Parlamentit Evropian. I  njëjti person i cili kaloi  fushatën e tij të fundit elektorale për kancelarin duke minimizuar dekadat që kaloi në politikën e BE.

Schulz, partner i mundshëm qeverisës i kancelares Angela Merkel, bëri thirrje për krijimin e “Shteteve të Bashkuara të Evropës” deri në vitin 2025.

"Dua një traktat kushtetues evropian që krijon një Evropë federale", shtoi ai

Schulz tha se vetëm një Evropë më e bashkuar mund të përballet me sfidat si ndryshimet klimatike apo menaxhimi i migrimit masiv, mund të detyrojë gjigantët e internetit, si Google dhe Facebook, të respektojnë të drejtat civile, ose mund t’i pengojë kompanitë e mëdha që t’iu shmangen taksave.

Schulz po ashtu tha se vetëm një BE e fuqishme do të ndalonte përparimin e nacionalistëve të krahut të djathtë, duke përmendur këtu fitoret e tyre në Gjermani, Austri, Danimarkë, Finlandë, Francë dhe Holandë. 

EMISIONET