Drejtori i EMA-s, Gledis Gjipali i ftuar në emisionin "Ekopolitikë” në RTV Ora deklaroi se procesi integrimit në Bashkimin Europian sjell përfitime.

Ai u shpreh se zgjerimet përgjithësisht kanë qenë të sukseshme.

Pjesë nga biseda në studio: 

Kadia: Kemi ndonjë përfitim real si shtet nga procesi i integrimit?

Gjepali: Ka përfitime nëse integrohemi, e shohim duke analizuar vendet që janë anëtarësuar. Zgjerimet kanë qenë të suksesshme. Shihim zhvillimet të shumëfishta të ekonomisë, shtetit ligjor, forcimit të demokracisë në këto vende. Sigurisht ka probleme në vendet që vijnë nga një e kaluar komuniste.

Kadia: Kë keni parasysh kur thoni probleme?

Gjepali: Qoftë Hungaria, Polonia. Të dyja janë raste të sukseshme ekonomike. Por kur bie fjala tek progresi demokratik, vihet re që ato kanë bërë hapa mbrapa.

Kadia: Po të marrim një shtet tjetër që ka avancim demokratik, por jo ekonomik, po në BE?

Gjepali: Kryesisht vendet që vijnë nga një e kaluar totalitare. Rast i tillë është Gjermania lindore, e cila duke u bashkuar brenda saj, u absorbua në BE, ishte anëtarësismi më i shpejtë brenda natës. Por që kaloi një periudhë tranzicioni më të shkurtër se vendet e tjera.

/Ora News.tv/