Gjeorgjia i refuzon vizat, ndeshja Torpedo-Kukësi në pikëpyetje

Gjeorgjia i refuzon vizat, ndeshja Torpedo-Kukësi në pikëpyetje

Vijojnë problemet me dokumentacionet e ekipeve shqiptare në Kupat e Evropës. Pas probleme që hasi skuadra e Skënderbeut në pjesëmarrjet e saj në Evropës, këtë herë është Kukësi që përballet me këto probleme. Në prag të ndeshjes kundër gjeorgjianëve të Torpedo, klubi verilindorë nuk ka mundur të sigurojë vizat për 4 futbollistë. Lajmi është konfirmuar nga klubi verilindorë që në rrjetin social "Facebook" shkruan:

"Ju njoftojmë me shqetësim të madh se ndeshja e parë e Turit të Tretë të Europa League, që luhet me datë 09/08/2018 ne orën 21:00 në Bilisi midis Torpedo (Gjeorgji) dhe Kukësi (Albania) rrezikon të dështojë për shkak se katër lojtare të ekipit tonë të formacionin nuk janë pajisur me vizë hyrëse nga autoritetet gjeorgjiane, konkretisht Fait Regiinaldo, nga Mozambiku, Valon Ethemi dhe Edis Maliqi nga Maqedonia si dhe Fatjon Maloku nga Kosova. Me të mësuar përballjen me Torpedo, që nga Azerbaxhani kur u njohëm me kundërshtarin, kemi hyrë në kontakt me ekipin e Torpedos, ku ju kemi dërguar nacionalitetet e lojtarëve për paisjen me viza. Është shkëmbyer i gjithë dokumentacioni i duhur me klubin pritës dhe konsullaten gjorgjiane në Stamboll, atë shqiptare në Stamboll, kemi vëne në dijeni Ministrine e Jashtme Shqiptare, delegatin e UEFA-s që të na ndihmojnë, në pershpejtimin e marrjes së vizave. Nga klubi dhe autoritetet gjorgjiane na është premtuar se ky problem do të zgjidhet ,deri tani në oren 17:00 ku na njoftojnë që është e pamundur. Nisur nga kjo situatë ne kërkojmë që nga klubi pritës, federata, autoritetet gjorgjiane dhe Uefa që kjo ndeshje të mos dështojë. Sepse ngelen katër lojtare që nuk udhëtojnë me ekipin, ku të gjitha masat janë marrë që nga udhetimi, akomodimi në hotel dhe stërvitja është bazuar në praninë e këtyre lojtarëve. Delegacioni i Kukësit fluturon sot në orën 21:00 drejt Gjorgjise pa këta lojtare. Është dërguar e gjithë plani i veprimeve në hotel ekipin mik dhe delegatin. Ne po kerkojmë dhe po shohim mundesinë që në rast të mos dhënies së vizave për këta lojtarë ndeshja të shtyhet dhe përgjegjës të jetë Klubi organizator. Futbolli është për ti bashkuar njerezit dhe jo për ti ndarë. Ky gjest e dëmton futbollin dhe fair play.

EMISIONET