Mbështetësit e ish-presidentin gjeorgjian Mikheil Saakashvili e liruan atë nga një furgon policor të martën pas ndalimit të tij nën dyshimin se ka ndihmuar organizatat kriminale duke fshehur veprimtarinë e tyre.

Mbështetësit u përleshën me policinë. Sapo u lirua ai ngriti dorën me shenjën V-je (Victory-fitore), ndërsa në dorën tjetër kishte prangat. Saakashvili udhëhoqi më pas protestuesit drejt Parlamentit, ndërsa kërkoi që presidenti Petro Poroshenko të largohej nga detyra,

Prokurorët thanë se do të bënin të gjitha përpjekjet për të rifituar arrestimin e  Saakashvilit, por skenat kaotike të paraburgimit dhe ikjes së tij ka gjasa të dëmtojnë imazhin e stabilitetit që lidershipi i Ukrainës është i gatshëm t'i paraqesë mbështetësve të huaj.

Prokurorët ukrainas dyshojnë se Saakashvili ka marrë financime nga një grup kriminal i lidhur me ish-presidentin Viktor Janukoviç i cili planifikoi të përmbysë qeverinë aktuale.

Ai mund të përballet me deri në pesë vjet burgim nëse shpallet fajtor. Saakashvili kërkohet gjithashtu në Gjeorgji për akuza penale të cilat ai thotë se u ngritën për arsye politike.

Policët e maskuar tërhoqën më parë Saakashvilin, 49 vjeç, nga një apartament në kryeqytetin e vendit, por mbështetësit e tij thyen xhamat dhe derën e pasme të furgonit të policisë.

"Sot ju keni shpëtuar mua nga vdekja, prandaj jeta ime u përket juve", tha Saakashvili para turmës.

Prokurori i Përgjithshëm Yuriy Lutsenko tha se Saakashvili kishte një afat kohor 24 orësh për të paraqitur veten në shërbimin e sigurimit shtetëror, por komentet pasuese nga zyra e tij e shtypit sugjeruan se ai mund të paraburgoset më herët.

Është e paqartë nëse ngjarjet e së martës do të çojnë në trazira më të gjera, pasi Saakashvili gëzon mbështetje të kufizuar në Ukrainë. Vetëm 1.7 përqind e votuesve do të mbështesin partinë e tij në zgjedhje, Lëvizjen Forca e Re. Forcave të Re.

/Ora News.tv/