Një foshnje ka lindur me një sëmundje të rrallë. Djali tre muajsh erdhi në jetë pa lëkurë. Ja'bari Gray lind në San Antonio, Teksas. Ai i kishte qepallat e tij të bashkuara dhe lëkurën e zhdukur pothuajse kudo, përveç kokës.

Mjekët e vendosën menjëherë në aparatet që e mbajnë në jetë dhe u thanë prindërve të tyre, Priscilla Mondalo dhe Marvin Grey, se nuk mund të bënin më asgjë.

Por çifti nuk e pranoi këtë fakt dhe vendosën ta transferonin djalin në një spital tjetër.

Tani mjekët në Texas Children's Hospital, Huston po planifikojnë një operacion për ti hapur rrugët e frymëmarrjes së Ja'bar, në mënyrë që ai të mund të jetojë pa aparate. Më pas ti transplantohet lëkura në zonat e trupit ku ende nuk është zhvilluar.

Foshnja u diagnostikua me aplasia cutis congenita, një gjendje e rrallë që shkakton lindjen e fëmijës pa lëkurë.

Aplasia cutis congenita prek rreth një në 10.000 të sapolindur. Shkaku nuk dihet ende, por shkencëtarët mendojnë se bëhet fjalë për sëmundje gjenetike.

/Ora News.tv/