Gjendet specia e rrallë 12 metra e gjatë

Gjendet specia e rrallë 12 metra e gjatë

Një balenë e rrallë dhe 12 metra e gjatë është gjetur dhe kapur në Aleksandri të Egjiptit të dielën. Balena u nxor në plazhin Roshdy, raportoi Al Ahram, cituar nga mediat ndërkombëtare.

Balena e ngordhur besohet të ketë ardhur nga Atlantiku përmes detit Mesdhe në drejtim të Egjiptit nëpërmjet ngushticës së Gjibraltarit dhe shkak dyshohet të jetë bërë një stuhi detare. Kjo është një distancës tronditëse prej 4.200 km.

Balenat "fin" janë një specie e rrezikuar dhe janë të dytat më të mëdha në det pas balenave blu.

Forcat e Mbrojtjes Civile dhe Njësia e Shpëtimit Detar gjetën balenën dhe kryen teste, të cilat zbuluan origjinën e tij dhe se peshonte katër ton.

Balena do të dërgohet në Institutin Kombëtar të Oqeanografisë dhe Peshkimit (NIOF) për kërkime shkencore.

EMISIONET