Gjenden mbetjet e kalit me parzmoren e tij në Pompei

Mbetjet e një kali me parzmoren e tij janë zbuluar në një vilë jashtë mureve të Pompeit.

Arkeologët e konsiderojnë si gjetje të rëndësisë së rrallë.

Kali ishte i shaluar dhe mendohet se ishte bërë gati për të ndihmuar në shpëtimin e Pompeianëve që po mundoheshin të  largoheshin pas shpërthimit të malit Vezuvid, i cili i varrosi në hi.

Ai u gjet së bashku me mbetjen e kuajve të tjerë në Vilën e Mistreve.

Mali Vesuvius 'varrosi' Pompeiin dhe qytete të tjera përreth, 2.000 vjet më parë, duke i mbuluar me miliona ton llavë vullkanike.


EMISIONET