Gjenden 9 trupat e alpinistëve që u vranë nga erëra ekstreme në Nepal

Gjenden 9 trupat e alpinistëve që u vranë nga erëra ekstreme

Trupat e alpinistëve të vrarë u gjetën të dielën. Ata humbën jetën pas një stuhie të fuqishme në malin Gurja të Nepalit.

Një helikopter ra në gjurmët e tyre në kampin e ekspeditës së ngjitjes. Bora e shoqëruar nga era e fuqishme vrau të 9-të alpinistët, duke i shpërndarë trupat e tyre deri në 500 metra.

"Të gjithë nëntë trupat janë gjetur dhe ekipi është në proces të sjelljes së tyre poshtë", tha Siddartha Gurung, piloti helikopter që po koordinon misionin e rikthimit të trupave.

Përpjekjet për të arritur në vendin e largët në malin Dhaulagiri në rajonin Annapurna në Nepal të shtunën u penguan nga erërat e forta.

Gurung mbërriti në zonë dhe përshkroi një skenë shkatërrimi total.

"Kampi bazë duket sikur u zhduk nga një bombë", tha Dan Richards nga Global Rescue, një grup ndihme emergjence me bazë në SHBA.

Ekspedita u drejtua nga një alpinist koreano-jugor me përvojë Kim Chang-ho, i cili ka ngjitur 14 malet më të larta në botë pa përdorur oksigjen shtesë.

Ekspertët e alpinizmit pyesin se si ekipi me përvojë ishte goditur aq keq, ndërsa ishte ende në kampin bazë në rreth 3,500 metra lartësi.

"Në këtë pikë ne nuk e kuptojmë se si ndodhi kjo. Ju zakonisht nuk i merrni ato erëra ekstreme në atë lartësi dhe kampet bazë zakonisht zgjidhen, sepse ato janë vende të sigurta", tha Richards.

EMISIONET