Gjenden 26 skeletë të Epokës së Hekurit

Gjenden 26 skeletë të Epokës së Hekurit

Mbetjet e skeleteve 3000 vjeçar janë zbuluar në Oxfordshire.

Raportohet se janë gjetur 26 skelete që i përkasin Epokës së hekurit dhe asaj romake.

Zbulimi u bë gjatë punimeve të një kompanie ujësjellësi në zonë. Ndërsa po vendosnin tubat në tokë, punëtorët zbuluan objekte historike, që ishin pjesë e një vendbanimi të lashtë në zonë.

Gjatë gërmimeve u zbuluan 26 skelete njerëzore, që mendohet se kanë qenë viktimë e ritualeve të asaj periudhe.

Një skelet femre që u zbulua ishte varrosur me këmbët e prera dhe me krahët e lidhur pas kokës.

Përpos mbetjeve njerëzore, arkeologët gjetën prova të banesave, kufomave të kafshëve dhe sendeve shtëpiake, përfshirë  qeramikë, vegla prerëse dhe një krehër dekorativ.


EMISIONET