Dy të vdekur dhe dy migrantë të tjerë janë gjetur në gjendje të rëndë në një cisternë në kufi me Hungarinë kanë njoftuar autoritetet serbe.

Trupat e migrantëve u zbuluan kur shoferi i cisternës hapi dyert dhe i pa ata pa ndjenja brenda saj, ndësa shkak dyshohet të jetë i nxehti.

Njëri vdiq më 22 maj dhe tjetri më vonë, ndërsa dy të tjerët janë në kujdes intensive, bëjnë me dije Zyrtarët e Spitalit në Novi Sad për REL.

Sipas autoriteve të ministrisë së Brendshme të Serbisë, së paku dy nga këta migrantë ishin nga Afganistani.

Mijëra migrantë që ikin nga lufta dhe varfëria kanë lëvizur nëpër Ballkan në përpjekje për të arritur te vendet e pasura në Perëndim.

Por deri në katër mijë migrantë mbeten ende të bllokuar në Serbi pasi BE-ja shtoi masat e sigurisë dhe e mbylli të ashtuquajturën korridori i Ballkanit në vitin 2016.

Foto Ilustruese

/Ora News.tv/