Në grykëderdhjen e lumit Buna, policia e Ulqinit gjeti të hënën pasdite shtatë çanta të mëdha pasagjerësh që ishin të mbushura me 170, 25 kilogramë marijuanë. 

Siç njoftoi Drejtoria e Policisë, në çanta kishte 143 pako drogë.

Zyrtarët e Departamentit që erdhën në vendin e ngjarjes zhvilluan një hetim së bashku me zyrtarët e policisë dhe të sigurisë së Ulqinit.

Policia po merr të gjitha masat për të gjetur personat që kanë kontrabanduar drogën e gjetur.

Policia malazeze, në mënyrë të vazhdueshme, ka bllokuar sasi të dukshme të drogës të llojit marijuanë, e cila transportohet në format më të ndryshme drejt Malit të Zi.

Zonat kufitare mes Malit të Zi dhe Shqipërisë siç janë Lumi Buna, Liqeni i Shkodrës, zona e Malësisë dhe ajo e Vermoshit konsiderohen si territoret më të përshtatshme për trafikimin e lëndëve narkotike në drejtim të Malit të Zi dhe Europës.

/Ora News.tv/