Gjen "metodën ideale" për të parkuar makinën kurdoherë!

Teksa numri i makinave shtohet gjithnjë, vendet e parkimit janë të rezervuara dhe shpesh është e pamundur të gjesh hapësirë.

Një burrë ka gjetur një zgjidhje të "lehtë" dhe kështu që e ka gjithmonë vendin e parkingut të ruajtur.

Mike Devall, 55 vjeç, beson se njerëzit që punojnë për këshillin lokal në Goole, Yorkshire Lindore të Britanisë e lënë atë dhe fqinjët e tij, pa një hapësirë parkingut.

Për të zgjidhur këtë problem, ai bleu një rimorkion për 1500 paund, duke zënë një vend parkingu 'përgjithmonë'.

Sa herë vjen në zonë, ai ngarkon makinën në rimorkio.

Ai pretendon se për vite të tëra është detyruar të luftojë kundër mashtruesve dhe se qiramarrësit, shumë nga të cilët marrin me qira edhe nga prona e tij,  mbeten të parkojnë qindra metra larg shtëpive të tyre.

Ai tha se këshilli duhet të përdorë parqet e veta të makinave dhe një sistem leje qëndrimi për banorët.

EMISIONET