Motrat Gigi dhe Bella Hadid janë dy supermodelet më të kërkuara.

Ato janë shumë të suksesshme por edhe në konkurrente me njëra-tjetrën.

Gigi i ka rrëmbyer motrës më të vogël titullin duke u kurorëzuar modelja 'Top Cover Model'. 23-vjeçarja është shpallur modelja që ka mbuluar më shumë kopertina revistash se çdo kush tjetër për vitin 2018.

Ylli i pasarelave është shfaqur në 11 kopertina revistash për këtë vit.

Por ky nuk është suksesi i vetëm i Gigit, e cila është shpallur një nga modelet më të paguara për 2018.

Përveç kësaj, ajo ka sfiluar për pothuajse të gjitha koleksionet pranverë/verë 2018, nga Versace deri tek Stuart Weitzman.

/Ora News.tv/