Top modelja amerikane Gigi Hadid keto ditë ka qënë e pranishme si spektatore në festivalin e muzikës “Coachella” në Indio të Kalifornisë.

Me këtë rast ajo postoi në llogarinë e saj në Instagram, disa foto të saj duke ngrënë patate të skuqura  dhe hamburger, nga rrjeti i ushqimit të shpejtë McDonalds.

Komentet e njerëzve kanë vërshuar menjëherë, më një nga komentuesit që shprehej: “Nuk e kuptoj si mund të bashkëpunosh me këtë kompani, vetëm për shkak të lekeve? Promovuon ushqim që çon në obezitet dhe shkatërron shëndetin”.

Ndërsa një tjetër shkroi: “Ka të njëjtat patate të skuqura në të dyja imazhet, pra s’ka ngrënë fare”.

Modelja nuk u ka replikuar komenteve.


/Ora News.tv/