Giggs telefonon Scholes, i ofron numrin dy te Uellsi

Giggs telefonon Scholes, i ofron numrin dy te Uellsi

Një Manchester United i ri, pritet të "rilind" në kombëtaren e Uellsit.

Vetëm pak orë nga emërimi i Ryan Giggs si trajner i përfaqësueses së Uellsit, prestigjozja britanike "The Sun" zbulon dhe asistentin e tij tek stoli e "dragonjëve".

Sipas mediave, Giggs ka thirrur në "detyrë" ish shokun e tij të skuadrës te United, Paul Scholes, dhe sipas tyre Scholes do të kryej rolin e këshilltarit të 44 vjeçarit.

Pritet që debutimin në krye të përfaqësueses uellsiane, Giggs ta bëj muajin e ardhshëm, ndërsa synimi kryesor është kualifikimi në Euro 2020.



EMISIONET