Ka filluar zyrtarisht edicioni i 12 i festivalit ndërkombëtar të filmit për të rinj dhe fëmijë, Giffoni Shqipëria. Në 4 ditë do të shfaqen 8 filma, mes tyre 4 shqiptarë.

250 nxënës nuk janë  ftuar thjesht për të parë filmin, por janë të gjithë juri.  Një risi kjo që vendoset për herë të parë. Fëmijët kanë ndjekur filmin e parë një prodhim kinematografik gjerman me titull “AT EYE LEVEL” dhe me regji të Evi Goldbrunner dhe Johachim Dollhopf.

 “Ky film përmend shumë tema sociale.”

Por filmi i dytë, një  produksion lituanez me regji të Renars Vimba, u gjykua nga një tjetër juri, po aq e madhe që mbushi një sallë të tërë me 250 nxënës të tjerë.

Nxënës: Gjithmonë është dikush që do na qëndrojë pranë pavarësisht gjithckaje, sado të pistë të jemi brenda.

Në ceremoninë e hapjes së evenimentit kanë marrë pjesë personalitete te ndryshme te artit, kinematografisë, kulturës.

“Pasioni, entuziazmi, energjia, të gjitha këto dominojmë edicionin e 12-të të Giffoni që do zgjasë 4 ditë dhe jam i sigurtë që do pushtohet nga mijëra të rinj që janë të interesuar për kinemanë.”

Ceremonia e ncarjes së ccmimeve do të zhvillohet në datën 24 nëntor.

“Besoj se kemi bërë punë shumë të madhe pasi në Shqipëri mungonte dhe ende mungon një kinema për të rinj. Ne kemi sjellë produksionet më të mira kinematografike dhe synojmë që të rinjtë të rigjejnë magjinë e kinemasë.”

Në konkurim do të jene dhe filma shqiptarë, prodhime të realizuara nga moshat 6 deri 20 vjeç të ndara në sesione të ndryshe dhe të gjykuara nga juri të ndryshme.

/Ora News.tv/