Këngëtarja ka pësuar një traumë në njërin gju', por duhet të vazhdojë turneun e saj.

Një incident i ka ndodhur këngëtares së famshme  Gianna Nannini gjatë datës gjenoveze të turneut të saj "Fenomenale Tour", shkruan tgcom.

Këngëtarja është rrëzuar në një nga shkallët e skenografisë, duke shkaktuar një problem të madh në gju'.

Rokerja, ka dashur të sigurojë fansat që do të vazhdojë turneun e saj artistik, ndaj postoi në rrjetet sociale: "Më vjen keq që ndërpreva një koncert aq të bukur, vetëm katër këngë para fundit të koncertit", ndërkohë që tregon një video ku  transportohet me ambulancë.

 "Publiku gjenovez ishte vërtet i ekzaltuar. Fatkeqësisht, ndërkohë që ngjitesha në një shkallinë, në errësirë, u rrëzova. Do të shihemi nesër në Montichiari dhe....të gjithë ulur" ka postuar artistja, duke siguruar të gjithë fansat mbi faktin që rrëzimi nuk do të ndërpresë tureun e saj.

Pas incidentit, koncerti live u ndërpre në fakt.

Nannini u mor përsipër menjëherë nga stafi i emergjencave të cilët ishin prezent.

Gjithsesi, ndodhia shkaktoi frikë dhe shqetësim në radhët e admirueve që ishin prezentë dhe shoqëruan daljen e këngëtares me një duartrokitje të gjatë.


/Ora News.tv/