Ghetto Geasy thumbon estradën?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Maj 2019, 19:42
Reperi Ghetto Geasy njoftoi dje se po punon për një projekt të ri muzikor. Nuk dihet nëse do jetë këngë ritmike që i dedikohet dashurisë apo thumbim për estradën, por Ghetto ngjalli spekulime me postimin e sotëm.
Ai publikoi një fotografi në Instagram ku shfaqet i ulur në një kolltuk në studion muzikore me mikrofon në dorë.
Imazhin e shoqëroi me shkrimin: "Mos m'shtini me u cu n'kom".
Mbetet për tu parë nëse Ghetto do rikthehet fuqishëm në hip hop me një diss.