Një ndër reperët më të ndjekur në Shqipëri e Kosovë, Ghetto Geasy është rikthyer pas një viti me një projekt solo. Ai ka publikuar këngën e re, të titulluar ‘Birthday’ ku ofron gjithcka për personin e zemrës. Ghetto ka ardhur me një muzikë ritmike, duke mos u larguar nga rryma e tij me tekstin rap. Në klipin muzikor shfaqen shumë femra, por personazhi kryesor është një bjonde që ka ngjashmëri të madhe me bashkëshorten e tij, Marina Vjollca. Kjo e fundit e ka mbështetur projektin e tij duke i njoftuar ndjekësit me një postim në Instagram se partneri do vinte me diçka të re. Reperi kishte sjellë bashkëpunime me anëtarë të labelit, që kanë rezultuar tepër të suksesshme ndërsa ky do jetë hiti i ri që do dëgjohet në klubet e natës. /oranews.tv/

/Ora News.tv/