Gerta Heta së shpejti rikthehet me një projekt muzikor

Gerta Heta së shpejti rikthehet me një projekt muzikor

Prej disa vitesh, moderatorja dhe këngëtarja e njohur Gerta Heta është larguar nga ekrani. Ajo sot u shfaq si e ftuar speciale në studion e BOOM, duke rrëfyer disa nga momentet e saj pas largimit nga ekrani.

Por ajo ka peremtuar në BOOM se shumë shpejt do të shfaqet për publikun me një projekt muzikor.

Pjesë nga biseda në studion e BOOM

Gerta Heta: E kam dilemë sesi do të rikthehem me këngë. Rozi e ka më të lehtë se bën një baladë dhe e pranon çdo moshë baladën. Po unë 40 vjec të bëjë këngë denc...

Rozana Radi: Po ti provojë njëherë

Gerta Heta: Nëse do kthehem nuk do kthehem me baladë

Rozana Radi: Ke vendosur të vish me një videoklip,pse nuk merr pjesë në një festival?

Gerta Heta: Në festival ndoshta

Rozana Radi: Dmth je në hapat e parë të këngës magjike

Gerta Heta: Mund të jeni ju spuntoja goca, edhe marr pjesë të shofim.

Rozana Radi: Duhet të na japësh fjalën që ti do rikthehesh..nëse rikthehesh do bëhesh më e bukur edhe për burrin moj Gerta.

Greta Heta: Do filloj punën në palestër njëherë

Rozana Radi: Reklamën burrit ja bërë, tani të të bëjë çik reklamën ty

Greta Heta: Po zemra, do të rikthehem!


EMISIONET