Gert Shella: Në Gjykatën e Lartë 30 mijë dosje, duhen 20 vite për tu shqyrtuar

Gert Shella: Në Gjykatën e Lartë 30 mijë dosje, duhen 20

Drejtori i projektit INFOÇIP, Gert Shella është shprehur se në gjykatën e Lartë aktualisht pritet që të shqyrtohen rreth 30 mijë dosje.

Në një njoftim për mediat, Shellla tha se nëse Gjykata e Lartë plotësohet me trupë gjykuese prej 19 anëtarësh, do duheshin 20 vite për të mbyllur të gjitha dosjet.

Ai shtoi gjithashtu e INFOÇIP vlerësoi se për mbylljen e dosjeve në 10 vite duhet që trupa gjykuese të marrë vendime për rreth 3000 rekurse në vit.

Gert Shella: "Aktualisht në këtë gjykatë pritet të shqyrtohen 30 mijë dosje. Vlerësimi i fundit i bërë në vitin 2018, me datë 31 dhjetor, flet për 28863 dosje të cilat padiskutim në 2019 kanë ardhur duke u rritur në rreth 30 mijë. INFOÇIP vlerëson se nëse Gjykata e Lartë do plotësohej me trupë gjyqësore prej 19 anëtarësh, aq sa ka pasur në parashikimet e vjetra ligjore dhe nëse Kolegji do të niste sot punën rregullisht për të marrë vendim për rekurset që pritet të shqyrtohen do të duheshin 20 vite. 

E përsëris për 30 mijë rekurse që presin në Gjykatën e Lartë nevojiten me ritmet e përllogaritura nga studimi 5-vjeçar rreth 20 vite kohë për tu shqyrtuar. Mesatarja nuk është marrë ajo e vitit 2019 dhe as ajo e vitit 2018 por koeficienti më i mirë që përfaqësohet nga koha e shqyrtimit në vitin 2015. 

INFOÇIP vlerëson se për ta procesuar në vetëm 10 vite këtë backlog do të duhej që trupa gjyqësore të merrte vendime përfundimtare për rreth 3000 rekurse në vit, e limituar brenda 280 ditë pune që ka viti kalendarik do të duhej që vendimoheshin rreth 10 apo 11 rekurse çdo ditë pune, që nënkupton 3 apo 4 rekurse të dhëna nga çdo kolegj, çdo ditë të punës në një javë."

EMISIONET