Nuk ka asgjë më zhgënjyese kur përpiqesh të flesh ndërkohë që gërhitja irrituese e partnerit është në sfond. Mund të jetë një problem i madh në marrëdhënie dhe ndonjëherë ju duhet të lini partnerin vetëm për disa orë.

Megjithëse ka këshilla të shumta dhe e madje edhe spry apo ilaçe kundër gërhitjes, zgjidhjet përfundimtare të problemit janë ende larg.

Por kompania Asda mendon se mund të ketë zgjidhur problemin, dhe kjo është e gjitha falë një bime-për të qenë më specifik një lulje ananas.

Sipas studimeve, bimët e ananas prodhojnë më shumë oksigjen dhe përmirësojnë cilësinë e ajrit gjatë gjithë natës dhe për këtë arsye, ndihmojnë për një gjumë më të mirë dhe më të qetë, raporton Derby Telegraph.

Në rastin e Britanisë, ¼-ta e banorëve vendas gërgasin dhe kjo mund të jetë një zgjidhje revolucionare në dhomën e gjumit.

Porosia tek kompania Asda është vetëm për 12 paund.

Të rritura në Holandë, bimët marrin mes 21 dhe 24 muaj për t'u zhvilluar dhe për të prodhuar ananasin e pangrënshëm, miniaturën që zbukuron në krye.

/Ora News.tv/