"Gërdeci", Balla-Bashës: Ke bërë mirë që nuk e ke marrë Saliun sot në Kuvend

"Gërdeci", Balla-Bashës: Ke bërë mirë që

Sot bëhen 10 vjet nga tragjedia e Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona. Kjo nuk u la jashtë vëmendjes edhe nga deputetët e mazhorancës në Kuvend. Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulan Balla, në nisje të fjalës së tij tha se Basha nuk ka lejuar Berishën që sot të ishte në Kuvend.

Balla: Në radhë të parë një pëkujtim në memorie të 26 të vrarëve në Gerdec. Sot bëheni 10 vite kur shteti hidhte në erë një fshat të tërë, e ku përgjegjsitë penale të asaj tragjedie të rëndë ende nuk ka shkuar tek fajtorët e vërtertë. Edhe ju që ikni nga salla sa herë që në sallë thuhen të verteta. 

Lulzim kë berë mirë sot që Saliun nuk e ke lejuar të vijë në sallë dhe as nuk ja ke vënë emrin në listë për të folur, sepse në fund të fundit në 10-vjetorin e Gërdecit do të ishte një tjetër provokim i rëndë.

Ndërkohë  ish-kryeministri Berisha në Facebook ka njoftuar se ndodhet në Azerbajxhan  për të marrë pjesë në forumin e 6-të global të organizuar nga Qëndra Ndërkombëtare “Nizami Ganjavi”.

EMISIONET