Genk “snobon” Besnik Hasin, emëron trajnerin e ri

Genk “snobon” Besnik Hasin, emëron  trajnerin e ri

Besnik Hasi tradhëtohet nga skuadra e Genk-ut.

Një thikë mbas shpine mund të quhet veprimi i bërë nga skuadra belge që momentalisht pozicionohet në vendin e 5-të, 18 pikë pas kryesueve të Club Brugge.

Fakti që ka acaruar dhe ka nxjerr bllof 45 vjeçarin është lajmi se drejtuesit e Genk kanë zyrtarizuar trajnerin e ri, i cili është Felipe Clement, edhe pse midis shqiptarit dhe klubit belg egzistonte një akord paraprak.

Tashmë Besnik Hasi duhet të shikojë një tjetër destinacion, me teknikun shqiptar që shpreson që të vihet në krye të një pankinë sa më shpejt të jetë e mundur.

EMISIONET