Genc Tomori: Ju tregoj se si Partizani fiton derbin

Genc Tomori: Ju tregoj se si Partizani fiton derbin

Drejtori  i Akamedisë së Futbollit Partizani, Genc Tomori i ftuar në studion e "Fair Play nga Enkeleida Zeko" thekson se çelësi i suksesit të Partizanit në derbi është përgatitja dhe menaxhimi i ekipit.

"Përgatitje dhe ia lejmë Tiranës që ta mposht Partizanit. Ne jemi gjithmonë përpara. Përgatisim ekipin në atë mënyrë si stafi teknik edhe ai drejtues e përgatisim, e kemi gjetur çelësin e fitores në derbin kundër Tiranës. Me ardhjen e trajnerit Gega, Partizani administroi edhe me marrjet e reja edhe me lojtarët, nuk u bë me bujë, gjithmonë u ruajt grupi nga viti tjetër. Edhe pse shkuam në Evropë, nuk ishim të kënaqur, morëm përforcime, u vu trajneri i ri, krijoi fizionominë e vet, krijoi të gjithë elementët për një ekip që të konkurrojë denjësisht në kampionat. Megjithatë nuk e kemi fituar kampionatin. Është shumë herët të flasim. Ekipi po bën mirë në këto 4-5 javët e fundit. Duhet të presim deri në Maj që të shpresojmë titullin. 


EMISIONET